Trafikantët e drogës e kishin detyruar 28 vjeçaren që të bëhej operacion dhe i kishin futur si implant dy qeset me kokainë.Ajo u ndalua në aeroportin e Barcelonës pasi kishte ardhur nga Kolumbia.Policia nisi të dyshonte tek ajo pasi nisi që të sillej në mënyrë të çuditshme.Ajo u dërgua me shpejtësi në spital, ku iu hoq droga e klasit A nga gjoksi. Mendohet se vlera e saj është afro 300 mijë euro.Policia tha se arrestimi i shpëtoi jetën, pasi ajo nuk do kishte mbijetuar shumë me atë sasi droge në trup.Në vitin 2011 një grua u ndalua në Itali, pasi kishte drogë në implantet e gjoksit dhe të të pasmeve.
Nuk ka silikon në gjoks, por qese me kokainë.
Një grua nga Panamaja është kapur nga policia në Spanjë, ndërsa tentonte të hynte në vend me dy qese me kokainë, thuajse dy kilogram.