Françeska publikon fotot, Ermali: S’më intereson, jam lidhur me një vajzë tjetër
Pas ndarjes, Françeska nostalgji për Ermalin, publikon fotot kur ishin bashkë.I ka hyrë televizionit me rolin e shpërqendruesit të femrave konkurrente në kuic-show–n më të ri në “Top Channel”, me titull “Tjetri”. Është menduar ky pozicion për të, nisur dhe nga loja e tij në “Big Brother 5”. Ndërkohë që në lidhje me jetën sentimentale pas ndarjes nga Françeska, Ermal Merdani nuk është fotografuar me asnjë vajzë tjetër. Por ai na tregon vetë për të rejat në jetën private. Fansat aluduan për një rikthim të mundshëm me Françeskën, pasi ajo postoi pak ditë më parë në profilin e saj në facebook një foto ndërsa puthej me Ermalin. Ish-misteri pohon se tashmë Françeska nuk i intereson, pasi ai ka krijuar një lidhje të re me një vajzë brune. Në këtë intervistë, ai flet dhe për emocionet e shfaqjes në televizion që është pasioni i tij i vërtetë, dhe arsyen pse dëshiron ta mbajë të fshehtë lidhjen e re.