Edhe pse tani top modelja Kate Upton është femra më e kërkuar në planet, me trupin e saj të bukur, flokët, lëkurën e gjithçka tjetër që i ka pothuajse perfekt, ajo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kur ishte në gjimnaz, shokët e shkollës rrëfejnë se Upton ishte një femër normale. “Nuk dallonte mbi të tjerat…Ishte një vajzë normale. Madje nuk ka pasur as të dashur. Disa thonë se ishte në grupin e qullacëve,” thotë njëri prej tyre.
Ndërsa një shok klase tha se ajo ishte një femër që vishej thjesht, nuk kishte gjoks pothuajse fare dhe nuk binte në sy. Megjithatë ai tregon se ajo shkonte rregullisht në kishë dhe i pëlqente të kalëronte.
“Ajo në të vërtetë është bërë e famshme brenda natës. Të gjithë shokët e saj të gjimnazit kanë mbetur të befasuar kur kanë parë gjithë atë femër në kopertonat e revistave më të njohura në botë.”- shprehet një tjetër shok. Dhe pastaj jo pa zili ai shton: “Si nuk i kërkova atëherë që të dilnim!?”./Merr Vesh


 
Top