Lionel Messi ka pësuar një lëndim në stërvitjet e Barcelonës, lëndim i cili nuk do ti mundësojë atij udhëtimin për në Gjermani për tu përballur në ndeshjen miqësore me Hamburgun. Messi ka pësuar lëndim në muskujt e këmbës së djathtë dhe në momentin e fundit është vendosur që të mos jetë në takim me Hamburgun.
Lëndimi i Messit do të sjellë krizë te Barcelona pasi që skuadra spanjolle do ti paguaj Hamburgut 1.2 milion euro për mungesën e tij, duke respektuar marrëveshjen e bërë më herët. Kjo ndeshje ishte pritur shumë nga tifozët e Barcelonës pasi do të jetë ndeshje debutuese për trajnern Tito Vilanova. /Merr Vesh
