Renada Caci, një nga aktoret më të pëlqyera të spektaklit të humorit “Portokalli”, e njohur si Luzja, në sezonin e ri televiziv në “Top Channel” do të shfaqet si femër mjaft joshëse, pas kileve që ka hequr nga trupi i saj.
Në këto foto që shihni ajo prezanton trupin tashmë në formë, ndërsa ka humbur 10 kilogramë, pas seancave të dobësimit që ka bërë te qendra e njohur e Anila Kaleshit. Aktorja ka realizuar pak ditë më parë disa foto të nxehta në plazhin e Sarandës së bashku me të dashurin e saj balerin, Klinton Zeqiraj.
Renada pohon se tashmë po ndihet ndryshe dhe shumë e lumtur me linjat e saj elegante që ka arritur, një ndryshim që ia vënë re të gjithë duke e komplimentuar pa fund. Ajo pohon se është e lumtur me trupin, ndërsa po përpiqet të ruajë të njëjtën peshë, duke hequr bukën përgjithmonë nga menyja e saj e përditshme, shkruan gazeta “Panorama”.
Së bashku me Klintonin ajo po kalon pushimet e para çift me të, ndërsa shprehen se tashmë kanë një lidhje të konsoliduar mes tyre, duke i shijuar këto momente së bashku. Historia e tyre e dashurisë u prit në media me skepticizëm, por shumë shpejt ata pohuan se ndihen të dashuruar dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin, edhe pse plan për ndonjë martesë të mundshme nuk kanë ende/
