Thellohet akoma më shumë urrejtja mes Noizy-t the Tunës. Ata janë fjalosur nëpërmjet rrjeteve sociale për këngët dhe sukseset e tyre.
I pari ka qenë Noizy i cili ka ndezur luftën e fjalëve mes tij dhe këngëtares Altuna Sejdiu.
“17 këngë singëll për një vit, plus 22 këngë albumi = 39. Më mirë kështu, apo një këngë një herë në shekull”, ka shkruar Noizy, ndërsa si përgjigje ka marrë një postim të Tunës me këngën e fundit të Unikkatil, “U çova prej vorrit“.
Ajo i është përgjigjur në Facebook “Më mirë një këngë në shekull megahit sesa 50 këngë në vit dhe dështim, pumplex”.
Reagimi i Noizyt ka ardhur sa ora, ai në Twitter ka postuar një fotografi të Tunës duke shkruar: “Pse më duket shumë kurvë kjo mua?”. Komentet që kanë pasuar kanë qenë të panumërta, por reperi e ka fshirë foton pas pak, thotë Balkanweb.
Urrejtja e dy këngëtarëve të cilët jo vetëm se ishin kolegë por edhe kanë një këngë bashkë, ”Bebi i vitit të ri”filloi me deklaratën e reperit nga Shqipëria se ai ka pasur marrëdhënie me Tunën. Kurse, ky rivalitet u thellua akoma më shumë pas lidhjes së Tunës me Cozman, i cili është pjesë e labelit “Babastars”.
Noizy ka pasur shumë konflikte me të gjithë labelin Babastars sidomos me liderin, Getoar Selimi, me të cilin janë share edhe me këngë.