Joana Gjuzi, e cila tashmë i është rikthyer pamjes së biondinës që ka pasur para se të hynte në lojë, vazhdon të bëjë jetë e qejfi, siç ka pohuar dhe brenda shtëpisë.Këto ditë të nxehta korriku, ajo është fotografuar në një nga pishinat e njohura të Tiranës, duke marrë rreze e zhveshur topless, gjë që e ndihmon të marrë ngjyrë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë trupin, por mbi te gjitha e ndihmon per te qëndruar edhe për ca kohe ne faqet revistave roze. Kjo është hera e parë që Joana zhvishet për të pozuar në ujë, duke ekspozuar edhe trupin e saj në formë dhe me lëkurë të shëndetshme. Argëtimi në pishina me shoqërinë e saj është mënyra më e zakonshme se si ajo kalon paraditet e këtyre ditëve të nxehta në Tiranë, ndërkohë që në mbrëmje vijon me jetën e natës, në club-et e saj më të preferuara, që tashmë janë plot me njerëz pothuaj çdo natë. Për sa i përket jetës së saj sentimentale, ajo është parë të shoqërohet me djem të ndryshëm simpatikë, por që ende nuk ka pohuar diçka vetë nëse ndonjërin prej e tyre e ka të dashur. Para disa javësh, Joana mblodhi miqtë e saj më të ngushtë për ditëlindje, të cilët i uruan 27-vjetorin, dhe i bënë shumë dhurata, ku nuk mungonin këpucët që janë pasioni i saj. Edhe pse jeta e Joanës ka qenë mes Greqisë dhe Shqipërisë, aktualisht jeton vetëm në Tiranë, ku dëshiron të hapë farmacinë e saj. Ajo ka pohuar se i pëlqen ta gëzojë jetën me të mirat dhe të këqijat e saj dhe pa dyshim të argëtohet gjithmonë dhe kurdo, pasi jeta për të është një aventurë e bukur që duhet shijuar në maksimum.

 
Top