Një adoleshente zvicerane pësoi djegie të shkallës së tretë dhe plagë të thella në këmbën e saj të djathtë, teksa “smartphone” që mbante në xhep i shpërtheu në mënyrë të papritur dhe pa shkak.
18-vjeçarja Fanny Schlatter tashmë ka mbetur pa ndjesi në pjesën e dëmtuar të kofshës, pasi për arsye ende të paqarta, bateria e telefonit shpërtheu në xhepin e xhinseve, duke dëmtuar përveç të tjerave edhe nervat e kësaj pjese të trupit.
“Papritmas dëgjova një shpërthim, pak a shumë si një fishekzjarr i fuqishëm. Në fillim m’u duk e habitshme që në atë ambient të mbyllur të ndodhte diçka e tillë, por në sekondë ndieva një therrje të fortë në këmbë e pashë që pantallonat e mia po merrnin flakë”, dëshmoi Schlatter
Sipas te perditshme zviceriane "Le Matin" Schlatter ishte ne nje kurs te mesimit te piktures,kur degjoi nje shperthim te fuqishem.
Pasi fiku zjarrin në mënyrë rrethanore, adoleshentja u shoqërua me urgjencë në një spital, ku mori trajtimin e përshtatshëm mjekësor.
Tashmë ajo ndodhet në fazën e riaftësimit nga plagët e marra, ndërsa ka pajtuar një avokat, për të shqyertuar mundësinë e paditjes së “Samsung”-ut për dëmin e saj fizik.