Ky është një shembull i mirë se si duhet të ikni kur burri i të dashurës tuaj arrin në banesë.
Një video nga Brazili shfaqë një burrë duke tentuar të ikë nga banesa e të dashurës së tij, pasi burri i saj i ka nxënë duke e tradhtuar në dhomën e fjetjes.
Dhe si mënyrë për të ikur “dashnori” gjeti çarçafët me të cilët arriti të ikë nga dritarja e apartamentit të katit të tretë.
Derisa shfaqja fillon, burri dhe gruaja shihen duke argumentuar në ballkonin e apartamentit të tyre.
“E kujt është kjo këmishë?” e pyeste burri gruan e tij.
Gruaja e nervozuar ia merr nga duart këmishën dhe e hedh nga ballkoni.


 
Top