Disa duan privatësi, disa të tjerë mashtrojnë: rreth 77 për qind e meshkujve i fshijnë rregullisht porositë SMS në telefonin e tyre mobil, ndërsa dy të tretat e tyre nuk duan të ndajnë passwordët me partneren.Dy të tretat e meshkujve nuk ndaj passwordët për e-mailat e vet dhe rrjetet sociale me partneret, ka zbuluar studimi i kompanisë kompjuterike BullGuard. Ata mendojnë që kështu mbrojnë privatësinë e tyre, ndërsa për siguri shtesë çdo i pesti mashkull ka e-mail sekret të cilin nuk ia përmend kurrë partneres, shkruan Daily Mail. E-mail adresa të tilla të fshehta dhe profile të tjera më së shpeshti uy shërbejnë për korrespondencë me ish-partneren apo me ata të cilët partnerja e tashme nuk i ka për zemër. Derisa tek disa prej tyre fshehtësia është qëllimmirë, disa me qëllim insistojnë për privatësinë e tyre për të shmangur që partnerja e tyre të marrë vesh për ekzistimin e dashnores apo që të mos ketë qasje në gjendjen financiare. Një nga dymbëdhjetë meshkuj madje kanë edhe telefon mobil për të cilin partneret e tyre nuk dinë asgjë, që të mund të komunikojnë sigurt me dashnoren. Për të shmangur zënkat e mundshme, rreth 77 për qind e meshkujve i fshin SMS porositë rregullsht. “Nuk bëhet fjalë ekskluzivisht për atë që meshkujt të cilët fshehin diçka edhe i tradhtojnë ato, sepse shumë prej tyre mendojnë që thjesht kanë të drejtë që disa pjesë të jetës së tyre t’i mbajnë për vete”, thotë drejtori i BullGuard, Mike Hodges. Ai tutje shton që meshkujt janë të vetëdijshëm që flirti i pasherr me kolegen nga puna përmes e-mailit mund të shkaktojë probleme serioze në martesën e tyre. “Rreth 18 për qind e meshkujve të cilët i bren ndërgjegjja do të fshijnë nga kompjuteri i tyre fotografitë dhe po rno përmbajtjet sepse e dinë që kjo nuk do t’i pëlqejë partneres së tyre”, shtoi Hodges.