Me afrimin e dates se shumeperfolur 21 dhjetor, mbeshtetur mbi kalendarin e Maja-ve, rrjetet sociale jane permbytur nga mesazhet per fundin e botes.
Te shumta kane qene postimet ne internet per ditet e famshme te erresires, qe do te pushtojne globin, te ftohtin siberian, qe do te tejkaloje shifrat aktuale e do te arrije deri ne minus 100 grade celsius, apo per rreshtimin ne nje linje te te gjithe planeteve.
Te gjitha pikepyetjet tuaja, marrin pergjigjen: Jo! Bota nuk do te permbyset.
Pyetjes, ‘Po sikur te ndodhe?’ i pergjigjet me argumenta shkencore NASA, agjensia amerikane, nje pionere ne eksplorimin e hapesires. “Toka ia ka dale shume mire per 4 miliarde vjet, – thote NASA, – dhe shkencetaret e besuar, ne te gjithe boten, e dine se nuk ka asnje kercenim, qe lidhet me vitin 2012”.
Origjina e predikimeve per fundin e botes lidhet me historine mbi Nibirun, planetin e zbuluar nga sumeret, i cili i eshte drejtuar Tokes. Sipas gojedhenave, fillimisht u predikua per fundin e Tokes ne maj te 2003, me pas, ngaqe asgje nuk ndodhi, data e kobte u zhvendos ne dhjetor 2012, e lidhur me fundin e nje prej cikleve te kalendarit te Maja-ve.
Sipas NASA-s, nuk ekziston nje planet me kete emer, apo planeti X. Nese do te ekzistonte, shkencetaret do ta kishin pare. A do te kete nje blackout te plote mbi Toke nga 23-25 dhjetor? NASA pergjigjet serish jo.
A mund te rreshtohen planetet ne nje menyre te tille, qe do te ndikojne Token? NASA dhe shkencetaret e saj thone se nuk do te kete nje rradhitje ne nje vije te planeteve, madje as ne dekadat e ardhshme, por edhe nese kjo mund te ndodhe, efektet e tyre mbi Token do te jene te paperfillshme.
NASA i referohet vitit 1962, 1982, 2000… Ne çdo muaj dhjetor, Toka dhe Dielli radhiten me qendren me te afert te Galaktikes “Rruga e Qumeshtit”, por ky eveniment ndodh çdo vit dhe nuk sjell asnje pasoje.
Pyetjes se si ndjehet NASA per zerat qe qarkullojne sot neper bote, agjensia amerikane e hapesires i pergjigjet: Per çdo pretendim, ku eshte shkenca, ku jane faktet? Nuk ka asgje, thjesht pohime te trilluara, te shkruara ne libra, te para ne filma, dokumentare, apo ne internet, ne nuk mund ta ndryshojme kete fakt./shqiptaronline
Nuk ka asnje te dhene te besueshme, per te gjithe pohimet e bera, qe mbeshtesin se nje ngjarje e jashtezakonshme, apokaliptike, fundrrenuese do t’i ndodhe planetit dhe njerezimit ne vitin 2012.
Per me teper ju ftojme te ndiqni Videon
 
Top