Autoritetet zyrtare të rajonit Balina Basta në Serbi kanë njoftuar banorët e zonës të bëjnë kujdes, sepse një vampir vërdalliset i lirë.Top-Channel transmeton se Sava Savanovic, përbindëshi më i frikshëm i vendit fqinj, mendohet se është i lirë pas shkatërrimit të një mulliri të vjetër që ka qenë shumë kohë më parë shtëpia e tij.
“Njerëzit janë shumë të shqetësuar. Të gjithë e dinë legjendën e vampirit dhe tani banorët mendojnë se ai është duke kërkuar për një tjetër strehë dhe për viktima të reja. Jemi të gjithë të frikësuar”, ka thënë kryetari i komunës, Miodrag Vujetic.Mulliri ishte blerë nga familja Jagodic, por nuk është riparuar sepse familjarët nuk donin të hidhëronin vampirin, por tashmë kjo pronë është rrënuar tërësisht dhe vampiri mund të jetë i lirë.
“E di që njerëzit që e dëgjojnë këtë gjë fillojnë e qeshin, por në zonën tonë të gjithë janë të bindur se vampirët ekzistojnë. Kemi këshilluar të gjithë banorët që të vendosin hudhra në dyert e shtëpive, sepse ato e largojnë vampirin”, ka shtuar kreu i komunës.
 
Top